PDK shpresë për qytetarët e Gjilanit dhe të Kosovës
Nënkryetarët e PDK-së Uran Ismajli, Vlora Çitaku dhe anëtarët e kryesisë Zenun Pajaziti dhe Naim Ismajli, bashkë me strukturat e degës e vlerësuan pozitivisht punën dhe angazhimin në bashkëqeverisjen komunale në Gjilan.
Në takim me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, u diskutua për ri-organizimin dhe fuqizimin e degës me kuadro të dëshmuara profesionale.
PDK në Gjilan është e hapur për njerëz të rinjë, me ide të reja për të zhvilluar komunën dhe vendin tonë.
Interesimi për t’iu bashkuar PDK-së në Gjilan është i madh, ku ditëve e javëve në vijim do të ketë ardhje të ekspertëve dhe kuadrove të reja që do t”i bashkohen projektit të përbashkët, për vizionin e ndërtimit dhe zhvillimit të Gjilanit.
Bashkë mund të bëjmë më shumë.