Për herë të parë qytetarët e Gjilanit, me votën e tyre do të zgjedhin disa projekte që do të planifikohen në buxhetin komunal dhe do të realizohen në vitin 2024.
Përmes një pilot projekti të mbështetur nga USAID, komuna e Gjilanit këtë vit do të organizoj dëgjime publike me qytetarë, ku përmes propozimeve të projekteve që dalin nga ta, do të organizohet edhe procesi i votimit për banorët e atyre lagjeve dhe fshatrave që janë të përfshirë në këtë pilot projekt.
Zhegra, Bresalci dhe Mireshi janë tri fshatrat, poashtu Rinia e Gjilanit dhe Gratë e Gjilanit. Vlera e këtyre projekteve është 200 mijë euro, që do të investohen nga të hyrat vetanake të buxhetit komunal.
Pra për këtë buxhet komunal prej 140 mijë euro do të vendosin drejtpërdrejtë me votë banorët e tri fshatrave, ndërsa për 60 tjera mijë euro do të votojnë vetë Rinia e Gjilanit (30mijë euro) dhe Gratë (30 mijë euro), se në cilat projekte duan ti bëjnë këto investime.
Së shpejti do të organizojm dëgjimet publike për të informuar më detajisht për aktivitetet që do të bëhen deri në momentin e votimit të banorëve, se për cilat projekte do të përcaktohen që të përfshihen në buxhetin e vitit tjetër dhe që do të investohen pra në vitin 2024.