Të nderuar miq,
Prej sot me angazhime dhe përgjegjësi të reja
Besimi i dhënë unanimisht nga kryesia e degës dhe kryetari i partisë z.Memli Krasniqi për të kandiduar znj.Leonora Bunjaku për kryetare të Gjilanit në zgjedhjet lokale dhe për mua si ushtrues detyre i kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan, është përgjegjësi dhe obligim që qytetarëve të Gjilanit ti ofrojmë alternativën më të mirë për qeverisje të komunës në katër vitet e ardhshme.
Leonora dhe lista e kandidatëve për asamble komunale do jetë mundësia e vetme më e mira, për votuesit e Gjilanit, PDK ka dëshmuar se vetëm gjatë qeverisjes së saj ka përfituar qytetari, e jo e kundërta sikur që ka ndodhur në dy mandatet e fundit.
Faleminderit kryetar i partisë z.Krasniqi dhe struktura të degës së PDK-së në Gjilan