Të nderuar qytetarë të Gjilanit,
Për hirë të transparencës ndaj secilit prej jush, e cila është e garantuar me Kushtetutën e vendit, ligjet dhe rregulloret e komunës, ne si drejtori për Buxhet dhe Financa do të bëjmë publike periodikisht të gjitha informatat lidhur me planifikimin e buxhetit dhe shpenzimet të cilat ndodhin në vitin aktual 2022 si dhe në vitet tjera në vijim.
Pasi që Ne, jemi në fillim të mandatit qeverisës në komunën e Gjilanit, duam të prezantojmë gjendjen reale financiare të cilën e kemi trashëguar nga qeverisja e kaluar.
Borxhet e trashëguara janë një problem jashtëzakonisht i madh dhe serioz për funksionimin normal të komunës. Shuma mbi 11 milion euro (11,034,956.36) kërkon intervenimin dhe përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ta shpëtuar komunën e Gjilanit nga kaosi financiar.
Rreth 9 milion euro borxhe janë vetëm për shpronësimet të cilat kanë ndodhur në kundërshtim të plotë me prioritetet e komunës së Gjilanit në vitet e kaluara. Sepse mbi 80% e këtij borxhi janë për parkun e ri të qytetit të Gjilanit, kjo nuk ka guxuar të ndodhë sepse kur e di që nuk ke buxhet, nuk duhesh të hysh borxhe për projekte që nuk janë prioritet. Ndërsa pjesa tjetër mund të arsyetohet duke pasur parasysh nevojat për shpronësime aty ku kanë ndodhur dhe do të realizohen projekte investuese nga komuna, qeveria dhe donatorët.
Për arsye të interesimit të lartë dhe argumentimit të këtyre borxheve, sot po e publikoj listën me top 20 borxhet më të mëdha që ka komuna e Gjilanit, të bartura qeverisja e kaluar komunale.
Bajram Qarolli________ 1,589.640.00 euro
Burim Gashi___________ 641,550.00 euro
Valon (Bajram) Qarolli__ 526,120.00 euro
Berat (Feriz) Qarolli____ 451,167.00 euro
Valon (Bajram) Qarolli__ 385,820.00 euro
Fadil Qarolli ___________306,100.00 euro
Valon (Bajram) Qarolli__ 296,443.59 euro
EL BAU ______________ 266,698.03 euro
EL BAU______________ 263,996.78 euro
Burim Gashi __________ 261,360.00 euro
Valon (Bajram) Qarolli__ 247,147.00 euro
Sabit (Feriz) Qarolli_____ 229,800.00 euro
Zuka Komerc shpk._____222,444.30 euro
Berat (Feriz) Qarolli_____ 204,828.00 euro
Agim (Nazif) Shala_____ 173,970.00 euro
Avdylaziz Bajraliu_____ 163,00.52 euro
Afrim Qarolli_________ 157,555.00 euro
Berat (Feriz) Qarolli____ 157,661.00 euro
Valon (Bajram) Qarolli_ 154,840.00 euro
Sabit (Feriz) Qarolli____ 149,857.50 euro
Totali vetëm i këtij borxhi ndaj këtyre 20 subjekteve fizike dhe juridike, tejkalon shumën e 6 milion e 850 mijë euro. Ndërsa marr parasysh vonesat e pagesave ndaj këtyre personave për vite të tëra, i rrisin edhe për 8% shpenzimet për kamata që është barrë shtesë për buxhetin e komunës, plus shpenzimet për procedura gjygjësore dhe përmbaruesit privat, që tejkalojnë rritjen e shpenzimeve të komunës rreth 600 mijë euro.
Komuna e Gjilanit e ka për detyrë të bëjë pagesën sa më parë të këtyre dhe të tjera obligimeve të papaguara, sepse përveç që kanë me u blloku llogarit bankare nga përmbaruesit, kanë me u rrit në vazhdimësi edhe shpenzimet për kamata dhe procedura gjygjësore. E për këtë sfidë serioze, patjetër kërkohet ndihma e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përndryshe për katër vitet e ardhshme nuk mund të ketë asnjë zhvillim pozitiv në Gjilan.
Riad Rashiti, drejtor për Buxhet dhe Financa – Komuna e Gjilanit