Çfarë vërtet qëndron prapa reagimeve dhe “shqetësimeve” të LDK-së lidhur me anulimin e PZHU nga Kuvendi Komunal i Gjilanit.
Edhe nëse po e zëmë se ishte 100% në rregull me procedurat e miratimit (edhe pse e kontestuar dhe e kthyer mbrapa nga ministria) por edhe me përmbajtjen e PZHU (Planit Zhvillimor Urbanistik), ekgziston një arsye shumë e madhe për ta anuluar këtë vendim të miratimit të PZHU që është miratuar me nguti në fund të mandatit nga ish-qeverisja komunale e LDK-së.
Zona Ekonomike e planifkuar në kuadër të PZHU, 84 hektarë janë pronë private, e që për ta krijuar këtë Zonë Ekonomike, komuna e Gjilanit duhet ti shpronësojë këto prona private, e do të kishte kosto prej së paku mbi 42 milion euro. Ndërsa tani, veç është mundësia e krijimit të Zonës Ekonomike në pronë 100% komunale, pa pas nevojën e shpronësimeve dhe që gjendet afër autostradës.
Pra cila ishte logjika e LDK-së kur e ka planifiku Zonën Ekonomike dhe ku është logjika e kundërshtimit të anulimit të PZHU që do ta korigjoj këtë gabim trashanik duke e futë në borxhe edhe më të tmerrshme komunën e Gjilanit prej shpronësimeve që pronarët e këtyre tokave, me të drejtë e kishin paditë komunën për kompenzim në rast mos shpronësimit me kohë. Si dhe do të korigjohen edhe planet tjera si varrezat e qytetit etj., që për 8 vite nuk ishte në gjendje qeverisja e LDK-së ta zgjidhë si njërin nga problemet ma serioze që përballen qytetarët tanë.
Matematikat e shumë kujt mund të jenë prishur me anulimin e PZHU, sepse interesimi për blerjen e atyre tokave ku ishte planifikuar Zona Ekonomike ishte shumë i lartë, pastaj pasurimi i shpejtë në kurriz të buxhetit dhe qytetarëve të Gjilanit. Jo rastësisht sot Gjilani është i zhytur deri n’fyt me borxhe për shpronësime për parkun e qytetit.
Por interesi i qytetarëve të Gjilanit është mbrojtur me rastin e anulimit të PZHU, prandaj edhe PDK e ka përkrahur pa asnjë rezervë këtë anulim edhe sikur të kishim bërë shkelje ligjore, ne do të vazhdojmë punën me çdo kusht për të mirën e interesit komunal, e asesi për interesa të ndryshme Ne të heshtim dhe të mos veprojmë atëherë kur cenohet rëndë e ardhmja jonë si qytetarë të Gjilanit.
Personalisht ndihem mirë edhe atëherë nëse e shkeli ndonjë ligj, në mbrojtje të interesit të përgjithshëm të qytetit tim.