”Të edukosh një burrë ke edukuar një familje, të edukosh një grua ke edukuar një komb!”
Republika e Kosovës si një shtet i ri demokratik ka dëshmuar pjekuri politike duke rritur e avansuar rolin e gruas në politikë deri në nivel LIDERSHIPI. E si subjekt lider në rritjen e avansimin e këtij roli është dëshmuar përherë PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS.
Në këto zgjedhje komunale, PDK – dega në Gjilan ka vendosur ta kandidoj për kryetare të komunës, znj. Leonora Morina Bunjaku. Leonora, si një NËNË dhe MËSIMDHËNËSE e dëshmuar e cila gëzon një familje të shëndoshë, tani është momenti që si një zonjë e mirëedukuar dhe me arsimim superior të udhëheq me komunë.
Komuna e Gjilanit ka nevojë për nivel të lartë të mirëmenaxhimit dhe transparencës, e qytetarët e saj si kurrë më parë për PËRKUJDESJE E MIRËQENIE komunale. Integriteti dhe përvoja e dëshmuar ndër vite e kandidates është kushti i realizimit të këtyre prioriteteve.
”Nuk ka Liri Civile e as Politike pa Liri Ekonomike” – shpesh pjesëmarrja e grave në jetën civile e politike aktive, kufizohet nga pavarësia ekonomike. Kandidatja, Leonora Morina Bunjaku do të ketë fokus të veçantë në programin e saj për ekonomi rritjen e pjesëmarrjes aktive të grave në tregun e punës dhe mbështetjen përmes subvencioneve dhe granteve për gratë ndërmarrëse në biznes.
Angazhimi i saj në ekzekutiv, në fushën e RINISË DHE KULTURËS, do jetë garancë e ofrimit të një perspektive më dinamike dhe proaktive të organizimit të aktiviteteve për të rinjtë.
Si rrjedhojë, qytetarët e GJILANIT e kanë një mundësi të shkëlqyer para vetës:
LEONORA është KANDIDATJA; RIMËKËMBJA është ALTERNATIVA; dhe PDK është PARTIA.
Kësodore: ta VOTOJMË LEONORËN si KANDIDATE; ta mbështesim PDK-në si SUBJEKT dhe të angazhohemi bashkërisht që RIMËKËMBJA të jetësohet si ALTERNATIV!