Nën organizimin dhe mbështetjen e USAID-it, në punëtorinë e realizuar bashkë me zyrtarët komunal, OJQ-të dhe disa qytetarë të Gjilanit, diskutuam për kontratën sociale, e cila është e dizajnuar për t’a fuqizuar komunitetin të bashkëpunojë në mënyrë më efektive me qeverisjen komunale.
Kur qytetarët janë të angazhuar, Ne marrim komente, ide dhe opinione që na nevojiten për t’u shërbyer sa më mirë atyre duke i përmirësuar kushtet ku Ne bashkëjetojmë.
Sot në disktutimet e drejtëpërdrejta në mes zyrtarëve dhe qytetarëve, nga shumë ide dhe propozime, kemi përzgjedhur dy projekte që do të financohen nga USAID-i në vlerë prej 40 mijë euro dhe komuna e Gjilanit do të bashkëfinancojë me 8 mijë euro.
Për USAID-in shprehim mirënjohjen e lartë, duke i falenderuar për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme për institucionet dhe qytetarët tanë.
Gjithashtu falenderim të veçantë për popullin Amerikan, që në vazhdimësi mbështesin projektet tona.