Komuna e Gjilanit përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike ka paralajmruar se punimet në të gjitha projektet do të rifillojnë me një mars. Ndërsa sot ka filluar në sheshin e qytetit Rexhep Mala & Nuhi Berisha në Gjilan, ndërsa sot punimet filluan në sheshin e qytetit mbi platon e Lumit Mirusha në Gjilan.
Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtori I Shërbimeve Publike në Gjilan Naser Korca duke thënë se kompania e kontraktuese është e mobilizuar dhe ka fuqi puntore e teknikë dhe sipas planifikimeve kjo pjesë e Sheshit pritet të përfundojë pas një muaji punë.
Naser Korca tha se sot ka vazhduar fillimi I punimeve në Sheshin mbi Lumin Mirusha shpresojm shumë që të na mbajë kohë e mire kushtet klimatike janë të mira dhe sipas premtimeve të operatorit kontraktues mbrenda një muaje do të kryhet kjo pjesë e Sheshit të cilët kanë mbetur nga viti I kaluar ende pa përfunduar.
Bëhet fjalë për këtë pjesën e kontraktuar qysh në vitin e kaluar ndërsa pjesa tjetër deri tek furra Aroma është duke u projektuar dhe së shpejti do të shpallen procedurat e prokurimit ka thënë Naser Korca.
Më tutje tha se gjitha dëmtimet do të sanohen sepse në këtë pjesë është duke u punuar dhe shpresojmë që deri në fund të muajit Prill do të sanohen edhe disa defekte që kanë qenë deri më tani dhe do të bëhet një pranim teknikë ashtu sic I ka hije sipas projektit që është duke u projektuar.
Në projektin e prezantuar së fundi vendosjen e kamerave në gjithë qytetin disa pjesë të qytetit nuk janë përfshirë në planifikimin e vendosjeve të kamerave digjitale për këtë drejtori Korca tha se mund të shtohet numëri I kamerave edhe Sheshi do të ketë kamera të tilla vëzhguese 24 orë.
Më tutje drejtori Korca tha se ky projektë është bërë para 2 viteve ndërkohë ka ndryshuar pamja e qytetit edhe rrugët nëpër qytet edhe në hyrje të qytetit dhe gjitha kamerat nuk janë paraparë në atë pjesë do të zavendësohen dhe do të shtohen kamerat dhe do të bëjmë vendosjen e kamerave në Shesh edhe nëpër pjesë tjera të rrugëve të cilat janë ndërtuar ndërkohë pas projektimit më hershëm për kamera.
Punimet mbi Lumin Mirusha, Platon dhe Sheshin dhe me gjitha elementet përcjellëse kapin vlerën 365.00 euro në një gjatësi 200 metrave vazhdimi I këti Sheshi do të jetë deri tek Furra Aroma në Lagjen Dardania I cili do të jetë projekt tjetër në vete por se edhe ajo pjesë pritet të shëndrrohet në Shesh dhe shetitore për qytetarët.
Punimet për gjatë gjithë Sheshit sipas Drejtorit të DSHP-së Naser Korca do të vazhdojnë për gjatë gjithë këti viti veq se në pjesën e mbetur Platon e Lumit në drejtim të Lagjës Dardania do të vendoset pllakëza të mermerit dhe jo të granitit sikurse në pjesën e kryer tashmë të Sheshit dhe sipas Drejtorit Korca është paraparë një ndryshim I tillë për shkak të kostos së lartë.