Mëngjesin e së enjtes kanë rifilluar punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan, impiant ky që pritet te marrë pamje moderne pas rikonstruktimit, shkruan Gazetasheshi.com.
Megjithëse ka muaj që punimet ishin ndërprerë edhe pse ishin planifikuar që ato të jenë intensive.
“Punimet do të zgjasin 18 muaj. Tribinat do të rrënohen, do të ndërtohen të reja, do të rindërtohet projekti i vjetër. Do të zgjerohet pasi do të ndërtohet edhe brezi i sigurisë. Stadiumi do të jetë i kategorisë së katërt të UEFA-s.”
“Nuk kemi pasur ndonjë ndryshim në projekt, vetëm kemi bërë fazën e dinamikës së realizimit të punimeve”, deklaroi kryetari Haziri ditë më parë.
Ndërkohë që bagerët vetëm se kanë filluar punët, ndërkohë që më poshtë mund ti shikoni edhe disa pamje. Rikonstruktimi i stadiumit kushton mbi 6 milionë euro, ndërsa deri tani të kontraktuara janë 3.2 milionë euro.