Kanë rifilluar punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan, impiant ky që pritet te marrë pamje moderne pas rikonstruktimit.
Skuadrat e qytetit të Gjilanit nuk do t’i marrin lakmi askujt sa i përket stadiumit, pasi projekti i stadiumit është i kategorisë së katërtë dhe i plotëson të gjitha kushtet për garat ndërkombëtare.
Stadiumi i ri pritet që t’i ketë rreth 10.000 ulëse, dhe çdo person i deleguar në mënyrë zyrtare do ta ketë vendin e tij siç janë:
gazetarët, kameramanët, mysafirët specialë e kështu me radhë.
Punimet në stadium kanë filluar në muajin Nëntor të vitit 2017 dhe sipas projektit priten të përfundojnë brenda 3 viteve, pra ne vitin 2020.
A mendoni që ky projekt do të përfundoj në kohën e caktuar?
Pamje: