Prej një farmacie lokale në Gjilan deri te rrjeti farmaceutik më i madh në Kosovë – ky është rrugëtimi i RIGA PHARM, një histori suksesi e ndërtuar mbi besim, cilësi dhe inovacion.
Teksa festojmë 12 vjetorin, rikthehemi pas në kohë për të reflektuar mbi përkushtimin tonë të pandërprerë ndaj shëndetit të qytetarëve dhe zgjerimin e vazhdueshëm për të ofruar shërbime të standardeve më të larta.
RIGA PHARM – përkushtim 12-vjeçar ndaj shëndetit dhe kujdesit farmaceutik! 🤝
Ndërsa i afrohemi 12-vjetorit tonë, është momenti ideal për të reflektuar mbi rrugëtimin tonë, nga hapat e parë modestë deri te rrjeti më i madh farmaceutik në Kosovë. 💯
RIGA PHARM nisi këtë rrugë në mars të vitit 2013 në Gjilan, me një vizion të qartë për shërbime farmaceutike të besueshme. Shumë shpejt u bë një nga farmacitë më të besuara nga qytetarët.
Në vitin 2017, RIGA PHARM nisi zgjerimin, duke krijuar një rrjet farmaceutik të strukturuar që përfshinte disa njësi dhe një depo farmaceutike moderne për të siguruar furnizim efikas dhe produkte të standardeve më të larta. ⚕️
Pas 12 vitesh, RIGA PHARM numëron mbi 60 njësi dhe një ekip prej 400 punonjësish, të cilët ofrojnë shërbime me përkushtim.
Nga një farmaci lokale në një rrjet lider në Kosovë, ky rrugëtim ka qenë i mbushur me inovacion dhe angazhim për cilësinë dhe kujdesin ndaj pacientëve. 🧑⚕️
Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi me ne!
12 vjet afër jush! 💚
#RigaPharm #12vjetRiga