Riga Pharm shpallet Punëdhënësi i Vitit 2024 nga Oda Ekonomike e Kosovës
Riga Pharm, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë lajmin se kompania, lider në sektorin farmaceutik kosovar, është vlerësuar si Punëdhënësi i Vitit 2024 nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Kemi nderin dhe kënaqësinë të ndajmë me ju lajmin që kompania jonë, lider në sektorin farmaceutik kosovar, është shpallur si Punëdhësi i vitit 2024 nga ODA EKONOMIKE E KOSOVËS.
Në një gala mbrëmje të organizuar me këtë rast, ku të pranishëm ishin bizneset më të suksesshme në vend, pronari i kompanisë z.Veton Zeqiri, pranoi këtë çmim nga Kryetari i Odës Ekonomike z.Lulzim Rafuna.
Ky çmim është rezultat i përpjekjeve tona të përditshme në zhvillimin e kompanisë sonë dhe përkushtim i vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve farmaceutike për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Falenderojmë Odën Ekonomike për bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunitetin biznesor.
Riga Pharm, çdo herë më afër jush💚