Rahovec, 30 qershor 2025 – Nga nesër, qyteti i Rahovecit do të ketë një adresë të re për shërbime farmaceutike cilësore. Barnatorja Riga Pharm hap zyrtarisht pikën më të re në rrugën “Mulla Cufa”, në qendër të qytetit, duke sjellë një standard të ri në ofrimin e kujdesit për shëndetin.
Hapja zyrtare do të bëhet më 1 korrik, në orën 08:00, ku qytetarët do të kenë mundësinë të vizitojnë hapësirën moderne të barnatores, e pajisur me teknologji bashkëkohore dhe të asistuar nga staf i kualifikuar profesionalisht.
Me një gamë të gjerë produktesh të certifikuara dhe fokus të vazhdueshëm në cilësi dhe korrektësi, Riga Pharm zgjerohet në Rahovec si pjesë e angazhimit të saj për të qenë “çdo herë më afër jush”.