Biblotekat “ Fan S.Noli “, sot është hapur, pasi ishte e mbyllur si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19.
Bibloteka ka marrë gjitha masat e nevojshme në parandalimin e përhapjes Covid-19.
Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Gjilan, kishte njoftuar se nga e Hëna me datë 14 shtator 2020 do të hapet Biblioteka e Qytetit “Fan S.Noli”-sallat e leximit.
Duke hasur në mirëkuptimin tuaj dhe duke pasur parasysh situatën e pandemisë, numri i lexuesve do të jetë i kufizuar deri sa kjo situatë të kaloj.
Ju lutemi që t’i përmbaheni rekomandimeve të IKSHPK-së duke bartur me vete maskat tuaja.
Gjithashtu, ju njoftojmë se në hyrje do të qëndroj stafi i QKMF-së për të kontrolluar temperaturën, do të kemi dezinfektues dhe çdo herë në mbrëmje do të bëhet dezinfektimi i gjithë objektit, sepse e rëndesishme për ne është shëndeti juaj.
Biblioteka do të punojë nga e Hëna deri të Premten nga ora 8:00 deri në orën 19:00.