Vendimin për mbylljen e lokalit të tyre, nuk e kanë përfillur disa persona.
E për këtë ata janë përballur me arrestim nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, pesë persona janë dërguar në mbajtje pasi kanë rihapur kazinon.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë bërë rihapjen e një lokali-kazinoje. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.
Ditë më parë, pas miratimit të një rezolute në Kuvendin e Kosovës, nga qeveria është marrë vendim që veprimtaria e lojërave të fatit të ndalohet për 10 vite.
Ky vendim i Kuvendit për nxjerrjen e një rezolute dhe plotësimi i pikave të saj nga Qeveria e Kosovës, erdhi pas vrasjeve të ndodhura për dy muaj, e të cilat ishin të ndërlidhura me veprimtarinë e lojërave të fatit.
Pas ndalimit të lojërave të fatit, ka reaguar shoqata që merret me to, duke thënë se ky vendim është i dëmshëm për ekonominë e vendit.