Rreth 300 metra është e gjatë kolona e automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, për të hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia.
Kolonat e gjata të automjeteve janë krijuar pasdite derisa në mëngjes nuk kishte në asnjërën anë të kufirit.
Sipas informacioneve zyrtare, kolona në hyrje është e gjatë 300 metra ndërsa në dalje 200.
Për dallim nga Merdarja, në pikat tjera kufitare gjendja është normale dhe nuk ka fare pritje./Indeksonline/