Pasi dje gjatë tërë ditës ka qenë jashtë funksionit aplikacioni i Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, sot është kthyer me përditësimin e të dhënave.
Pika kufitare më e ngarkuar vazhdon të jetë ajo në Merdare. Sipas këtyre të dhënave pritjet janë deri në 50 minuta për të dalë nga territori, ndërsa deri 40 minuta për të hyrë në Kosovë, shkruan Insajderi.
Ndërkaq pikat e tjera janë të lira pritjet më të mëdha janë 3-5 minuta për hyrje-dalje.