Faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit në Facebook, e cilat ishte hakuar disa muaj më parë, është rikthyer shkruan Radio Star.
Sipas njoftimit, faqja është rikthyer dhe do të sjell informatat nga Komuna e Gjilanit.
Njoftimi i plotë:
Rikthehet faqja e Komunës së Gjilanit në Facebook
Pas pesë muajve, që kur ishte hakuar, faqja e Komunës së Gjilanit në facebook, është rikthyer mbrëmë.
Komuna e Gjilanit, përmes Zyrës për Informim i ka bërë kërkesë të vazhdueshme META-s, për rikthimin e faqes dhe gjithmonë ka marrë përgjigje se janë duke punuar në këtë drejtim, por sipas tyre, çështja kishte dalë më e komplikuar se sa kishin menduar.
Sidoqoftë, më në fund, faqja është rikthyer e funksionalizuar dhe tani është e qasshme për publikun, si një alternativë shtesë për njoftim me punën dhe aktivitetet e institucioneve komunale.
Publikut i kërkojmë falje për mungesën e deritashme, por zgjidhja nuk ishte në dorën tonë.