Gazetari Adriatik Kelmendi ka njoftuar se pas 5 vitesh presidenti Hashim Thaçi do të jap intervistë nga Haga, shkruan Demokracia.com.
Pas pesë vitesh heshtjeje nga qelia e Dhomave të Specializuara në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do t’i drejtohet publikut përmes një interviste ekskluzive me gazetarin Adriatik Kelmendi. Paralajmërimi për këtë intervistë ngjall interes të madh publik, pasi Thaçi do të flasë gjerësisht për periudhën e izolimit, vendimet politike të së kaluarës dhe çështjet që kanë shënjuar historinë më të re të Kosovës.
Kelmendi tha se Thaçi në intervistë do të flas hollësisht për shumë tema përfshirë:
– Si i ka parë këto 5 vjet të qëndrimit të tij në Hagë?
– A e vlerëson si gabim votimin që ka mundësuar themelimin e Dhomave të Specializuara?
– A e kishte ditur se do të mund të akuzohej edhe vetë dhe a do të votonte ndryshe për të sot?
– Çka thotë për “akuzat” se ka qenë shumë i dëgjueshëm ndaj amerikanëve?
– Çka ka përfituar Kosova nga bashkëpunimi i Thaçit me shtatë president të SHBA-së dhe me tetë sekretarë amerikanë të shtetit?
– A ndjehet i tradhëtuar nga Perëndimi dhe SHBA-ja?
– Çka do të bënte ndryshe në rrugëtimin e tij politik nëse do të kishte mundësi të kthehej prapa në kohë?
– Çka thotë për sulmin në Banjskë dhe në Ibër Lepenc?
– Çfarë pyetjesh ngreh përse këto sume ndodhën pikërisht në këtë kohë dhe çka thotë për ikjen e sulmuesve nga Kosova?
– Si e sheh qeverisjen e Albin Kurtit?
– Çka thotë për faktin se Kosova tash e më shumë se dy vjet ndodhet nën sanksione të Bashkimit Evropian?
– Çka thotë për Marrëveshjen e Washingtonit, për Presidentin Trump dhe Richard Grenell?
– Si i sheh nga kjo distancë kohore dhe e rrethanave ngjarjet historike si debatet rreth shpalles së pavarësisë, se çfarë flamuri duhet të kishte Kosova, si cila do të duhej të ishte data?
– Kujt ia kishte treguar të parit datën e shpalljes së pavarësisë?
– Si e sheh pozicionin e serbëve të Kosovës dhe çka mendon se duhet të ndodhë?
– Si e sheh ecjen e Kosovës dhe të Shqipërisë?
– Çka thotë për Edi Ramën dhe qeverisjen e tij në Shqipëri?
– Për herë të parë edhe – si e sheh përfundimin e Procesit në Hagë?
– Çka do të bëjë kur të kthehet në Kosovë?
– Cili do të jetë angazhimi i tij publik?
– A do të kthehet në politikë?
– Hashim Thaçi flet me shumë emocion edhe për vizitën e tij në Kosovë për ta parë babain në spital dhe vizitën te varri i tij?
– Cili ishte relacioni i tij me babain?
– Çfarë këshillash i kishte dhënë ai ndër vite?
– Cila ishte porosia e fundit e babait?
– Si e ndjeu veten kur ishte i fundit t’i shkonte babait tek varri?