Sot pritet të jetë mot i nxehtë dhe temperaturat që do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe vranësira, gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen edhe kushte për reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.