Trajneri kosovar, Ismet Munishi do të bëhet me skuadër të ri. Tekniku kosovar do të marrë drejtimin e skuadrës së Superligës nga Klina, Dukagjini, raporton Sinjali Sporti.
Këtë e ka konfirmuar vet trajneri në një prononcim për Sinjalin, teksa shtoi se marrëveshja është 1-vjeçare.
“Marrëveshjen e kemi ba për një vit, presim me punu, kushtet i kemi t’mira për punë”, tha ai.
I pyetur rreth objektivave të klubit për sezonin e ardhshëm, Munishi refuzoi të tregojë specifikisht rreth kësaj.
“Pretendimet janë që të punojmë fort, sepse liga ka me qenë shumë e fortë”, tha ai.