Fondi i Sigurimeve Pensionale ka njoftuar se ka rikthyer në funksion adresën www.trusti10.org dhe se tashmë ata që ende nuk kanë aplikuar për 10– përqindëshin mund të aplikojnë edhe në këtë adresë.
Trusti tutje ka njoftuar se edhe adresat e tjera, të publikuara mbrëmë për aplikim, dhe përmes të cilave janë realizuar mbi 230 mijë aplikime deri në mëngjes, vazhdojnë të jenë aktive dhe mund të aplikohet në to.
Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuar kontribuues,
adresën www.trusti10.org të cilën e kemi promovuar dhe dizajnuar për aplikim për tërheqjen e 10%-shit e kemi funksionalizuar pas mesnatës. Kontribuuesit që nuk kanë aplikuar deri tani mund të aplikojnë tek kjo adresë.
Edhe adresat e tjera, që i kemi publikuar mbrëmë për aplikim, dhe përmes të cilave janë realizuar mbi 230 mijë aplikime deri në mëngjes, vazhdojnë të jenë aktive dhe mund të aplikohet në to.
Për të gjitha çështjet e tjera teknike me llogaritë bankare jemi duke u marrë, dhe për disa tashmë kemi gjetur zgjidhje, e ditëve në vijim do t’ju njoftojmë për çështjet e tjera që janë shfaqur në konfirmimin e llogarive bankare. Janë edhe dy javë për të aplikuar për pagesat e dhjetorit, si edhe tre muaj të tjera në fillimvitin 2021 (deri më 6 prill 2021 mbyllet afati i aplikimit), ndërsa çështjet teknike me llogari besojmë se do t’i zgjedhim brenda pak ditësh.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen! Jemi duke i lexuar dhe trajtuar të gjitha komentet, mesazhet dhe e-mailet tuaja.