Pas një periudhe të gjatë jashtë fushave për shkak të lëndimit, Rron Broja është rikthyer sërish me fanellën e Dritës.
Mesfushori gjilanas, në minutat e tij të para pas rikthimit, u shfaq me shumë dëshirë dhe energji për të ndihmuar skuadrën, duke treguar se mezi ka pritur momentin për t’u rikthyer në aksion.
Angazhimi dhe etja e tij për të kontribuar nuk kaluan pa u vërejtur. Me rikthimin e Brojës, trajneri Zekirija Ramadani tashmë ka një alternativë më shumë dhe një armë të rëndësishme në repartin e mesfushës.
Drita fiton kështu një lojtar me përvojë dhe cilësi, i cili mund të jetë shumë i rëndësishëm në sfidat e radhës.

