Kualifikimit të Milanit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve i janë gëzuar shumë tifozë të flaktë të këtij klubi.
E në mesin e tyre ka edhe personalitete të sferave të ndryshme.
Prej tyre, si një tifoz i zjarrtë i Kuqezinjve, edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku mbrëmë kishte festë, shkruan “Gazeta Express”.
Ai madje e ka bërë një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook për t’iu bashkuar festës së “Rossoneri”.
“Rikthimi i kampionëve”, ka shkruar kreu i LDK-së, teksa këtij shkrimi ia ka përcjellë një fotografi të Milanit, ku shkruan “gjysmëfinale”.
Milani e eliminoi në çerekfinale Napolin, të cilin e mundi me rezultat të përgjithshëm, 2:1