Pas gjashtë muajsh aventurë tek FC Drita, Rilind Haziraj, ka vendosur të largohet për të ju bashkuar Malishevës shkruan Radio Star.
Skuadra e FC Dritës, nuk ka dhënë asnjë detaj rreth largimit të sulmuesit Rilind Haziraj, por klubi i Malishevës, përmes një komunikate kantreguar se ka arritur marrëveshje me lojtarin në fjalë.
Malisheva ka treguar se ka arritur marrëveshje me skuadrën gjilanase për ta transferuar sulmuesin Rilind Haziraj.
Komunikata e plotë:
Konfirmojmë se kemi arritur marrëveshje me FC Dritën për transferimin e Rilind Haziraj.
Rilindi luan si qendër sulmues dhe do të jetë një aset shumë i rëndësishëm në repartin ofanziv.
Mirë se vjen Rilind dhe suksese!