Skuadra e FC Dritës, sot ka prezantuar transferin e dytë, i cili është sulmuesi Rilind Haziraj.
Haziraj stinorin e kaluar ka luajtur në ligën e parë në Kosovë, tek skuadra e Fushë Kosovës, e cila tani është pjesë e Superligës, sulmuesi tani i FC Dritës në 24 paraqitje kishte shënuar 19 gola.
Komunikata e plotë:
RILIND HAZIRAJ ËSHTË LOJTARI YNË
Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Rilind Haziraj
Sot në ambientet e klubit, Haziraj është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në klub dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij. Rilindi me klubin ka nënshkruar kontratë tre vjeqare.
Haziraj ishte pjesë e ekipit KF Fushë Kosova ku kishte paraqitje impresive duke shënuar 19 gola në 24 paraqitje dhe duke ndihmuar që të sigurojë superligën ish ekipi i tij KF Fushë Kosova.
Mirë se vjen Rilind💙
FC DRITA⬜️🟦