Rina Ahmeti është zyrtarisht pjesë e kabinetit të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, ku do të shërbejë si Këshilltare për Rini.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka zyrtarizuar bashkimin e Rina Ahmetit në kabinetin e tij, duke theksuar se ajo është një vlerë e shtuar për ekipin.
Sipas kryetarit Hyseni, Rina është një aktiviste e hershme dhe e palodhur politike, e angazhuar në politikat rinore dhe fuqizimin e të rinjve.
Roli i saj si Këshilltare për Rini synon të promovojë çështjet dhe mundësitë për të rinjtë e Gjilanit, duke sjellë energji dhe përkushtim në këtë drejtim.
Postimi i plotë:
Rina Ahmeti i është bashkuar ekipit tonë në cilësinë e Këshilltares për Rini!
Rina është një vlerë e shtuar për ekipin tonë, pasiqë është një aktiviste e hershme dhe e palodhur politike, e cila ka pasur si prioritet të angazhimit të saj politikat rinore dhe fuqizimin e të rinjve.
Gjatë bisedës me Rinën kam vërejtur pasionin e saj të thellë për fuqizimin e rinisë dhe për të siguruar që zëri i tyre të dëgjohet. Ajo beson se të rinjtë kanë fuqinë të bëjnë ndryshimin dhe është këtu sepse beson që s’bashku do të arrijmë të promovojmë çështjet që janë të rëndësishme për të rinjtë dhe të krijojmë mundësi të reja për ata.
Përveç angazhimit të saj politik që na bashkon tash, basketbolli na bashkonte që në moshë të re!
Bashkë me aktivistët politikë dhe qytetarët, nuk do të ndalemi!