Ditën e djeshme aksidenti i ndohur në Kroaci u mori jetën 10 personave, ndërsa mbi 40 ishin lënduar.
Autobusi me targa kosovare që po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë u aksidentua në Kroaci, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Ndonëse një pjesë e madhe e figurave publike në mëngjes vajtuan dhe në mbrëmje kënduan, kështu nuk ka ndodhur me Rina Balajn.
Këngëtarja koncertin e mbrëmjes së sotma ka vendosur mos ta mbajë, si shenjë respekti ndaj personave që humbën jetën.
Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram.