Rinia Demokratike e Kosovës në Gjilan, sot në mëngjesë ka filluar një aksion për shenjëzimin e rrugëve në qytet.
Sipas tyre ky mini-projekte nuk është i kushtueshme, por do të duhej të kishte të paktën vullnet, dëshirë e gatishmëri nga ana e qeverisjes aktuale thuhet në komunikatën e lëshuar për media në ‘Facebook’.
Komunikata e plotë:
Ja nisëm nga këtu sepse ka shumë për të bërë…
Në këtë fundjavë me diell, kur të tjerët pushojnë, RDK-ja në krye me z. Qëndrim Qerimi, shenjëzuan një vendkalim këmbësorësh, duke filluar kështu nismën e radhës për t’i rikujtuar dikasteret përgjegjëse se qyteti ka nevojë për vëmendje e investime.
Ndonëse të tilla mini-projekte nuk janë të kushtueshme për nga vlera, do të duhej të kishte të paktën vullnet, dëshirë e gatishmëri nga ana e qeverisjes aktuale.
Këtu bëhet fjalë për standarde minimale, kruciale, sepse pas kaq shumë kohe, ne është dashur të flisnim për standarde të tjera sinjalizuese siç mund të jenë kushtet e veçanta rrugore për persona në nevojë!
Zebrat u rregulluan tek vendkalimi te Universiteti ‘Kadri Zeka’, zonë kjo e frekuentuar e qytetit.
Kryetari i Rinisë z. Qerimi, tregon që të tilla nisma do të ketë në vazhdimësi në të mirë të Komunës e banorëve të saj, sepse plot herë mjaftojnë idetë, vullneti e përkushtimi, e kur bëhen bashkë edhe me përvojën e dijen atëherë PDK-ja është dhe mbetet zgjidhja më e mirë për adresim e realizim të nevojave e projekteve.