Në bisedat e rëndomta në qytetin e Gjlanit, tema kryesore është gjithnjë prezente -termini i ambasadave të huaja. Është shqetësues ky fakti se me dhjetra të rinjë që njoh unë janë duke pritur termine oferta nga kontratat e punës nga firmat Gjermane. Kjo është e tmerrshme. Kujtoj kohën e reprezalieve, kujtoj kohën kur në familjen time e në shumë familje të tjera qëndruan e duruan dhunën dhe nuk lëshuan vendin.
Kujtoj babain tim i cili nuk na dërgoi ne familjën tonë në Zvicërr edhe pse kishim të njohur statusin e azilit politik. E vendosëm të përballeshim me makinerinë vrasëse të Serbisë, vetëm për të mos e lënë vendin tonë.
Rinia, banorët në përgjithësi, gjatë viteve të ‘90 -a nuk u trembsën as nga tankset e Serbisë, e tani po ikin nga mos prespektiva, po ikin nga mungesa e të ardhmës, po ikin nga dëmi që iu bë këtij vendi nga skena jonë e mjerë politike.
Kjo gjendje ndodhë nga presioni i madh që iu bë rinisë në firmat private e në organet e shtetit, duke i maltretuar për vite të tëra e duke mos i paguar si duhej për punën e bërë, e duke iu hyrë në hak. Tani si duket Perëndia po ua kthen prapa këtyre gazdallarëve e pushtetarëve.
Të rinjët ikin në perendim, e këta abuzuesit le të rrijnë në firmat e institucionet e tyre të përvetësuara, vetëm fillikat, si qyqeja në rrem!
Rinia e Gjilanit po ikin në Gjermani, pasi shumica e firmat i keqpërdorën të rinjët tani e 20 vjet.
Ndani këtë artikull