Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vizituar sot ish-kryetarin e partisë, Kadri Veseli i cili ndodhet në Hagë.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i rinisë së PDK-së, Florent Lushtaku përmes një postimi në Facebook.
Ata u shprehen të bindur në pafajësinë e Veselit, shkruan Jepi zë.
“Sot me shokët e Rinisë demokratike vizituam udheheqësin e luftës së UÇK-së, Kryetarin Kadri Veseli që po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Të bindur jemi në pafajësinë e juaj , lufta e Kosovës është luftë e pastër pavarësisht tentimeve për njollosjen e saj”, ka shkruar Lushtaku.