Stadiumi i qytetit të Gjilanit është futur në procesin e rikonstruktimit, por ritmi i punimeve lë shumë për të dëshiruar.
Imazhet e fundit të ardhur në drejtim të “Radio Star” vërehet teksa në punishte ndodhen vetëm gjashtë punëtor, një numër shumë i vogël për të rikonstruktuar pjesën e tribunave në verilindje të stadiumit.
Megjithëse edhe koha nuk është e përshtatshme për të punuar, është vërejtur një neglizhencë në punime, pasi që ka ditë se punëtorët nuk duken fare.
Stadiumi i qytetit në Gjilan është futur në fazën e rikonstruktimit dhe i pari i komunës Lutfi Haziri ka premtuar se do ta rregullojë atë për standartin e katërt të UEFA-s dhe FIFA-s.
Deri më tani kur kanë kaluar më shumë se një vit që nga fillimi i punimeve nuk është përfunduar as çereku i tyre.