Është bërë rivarrimi i trupit të Liridona Ademaj në fshatin e saj të lindjes në Rracaj të Gjakovës.
Trupi i saj është zhvarrosur të hënën nga fshati Cernjan më kërkesë të familjarëve, pasi në vrasjen e saj dyshohet se ka qenë i përfshirë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.
Në ceremoninë e rivarrimit të saj, u kërkua drejtësi, nga disa fëmijë të cilit kish veshur fanella me fotografinë e të ndjerës me mbi shkrimet “Drejtësi për Liridonën”, përcjell teve1.info
Pjesë e ceremonisë janë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ajo e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë, Rozeta Hajdari Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila,
Ai dyshohet se ka paguar Granit Plavën për vrasjen e Liridonës në një rast i cili ishte inskenuar si grabitje e armatosur.
I arrestuari i tretë për këtë rast është Kreshnik Kokalla.
Gjykata Themelore e Prishtinës, u ka caktuar nga 30 ditë paraburgim, Naim Murselit, Granit Plavës, dhe Kreshnik Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Liridona Ademaj, u vra në Bërrnicë të Prishtinës, më 29 nëntor.