Asambleisti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë në Gjilan, Riza Abdyl ka reaguar pas vdekjës së të riut nga Gjilani, Agon Musliu.
Postimi i plotë:
Sikur të mos mjaftonte kjo pandemi dhe vuajtjet që po na i shkakton, na u desh ta përjetojmë edhe këtë tragjedi të bashkëqytetarit tonë nga Gjilani, i cili humbi jetën tragjikisht në qendrën e studentëve në Prishtinë.
Kjo viktimë nuk i takon virusit, por menaxhmentit të kësaj situate, të cilët nuk besoj që pas këtij rasti do të vazhdojnë ta përdorin këtë situatë politikisht, e me propaganda se e paskan menaxhuar mirë situatën me virusin, kur dështojnë të menaxhojnë me personelin e t’i trajtojnë me prioritet rastet.
Sipas informatave të para, i ndjeri nuk kishte hasur në mirëkuptim në kërkesat e tij me gjithë dëshmitë dhe kërkesat e paraqitura.
Shumë e dhimbshme për të gjithë ne.
E turpshme për të gjithë ata që e neglizhuan dhe nuk e përfillën kërkesën e tij.
Dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë.
Ngushëllime familjes dhe të afërmve që i la pas!
E ndajmë dhimbjen me ju në këto momente të vështira. Hidhërimi jonë është i përbashkët.
Qoftë prej të dashtunve të Zotit, ky shpirt që ne nuk e trajtuam me dinjitet.