Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur që gjatë ditës së sotme se në veri të Mitrovicës janë sekuestruar 20 pajisje të kriptovalutave.
Me këtë rast ajo ka thënë se konsumi i energjisë elektrike në komunat veriore ka rënë për herë të parë pas vitesh rritje, falë punës së Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Këto raste dhe zhvillimet e ngjajshme në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës nuk kanë të bëjnë aspak me mardhëniet ndër-etnike, si është tendenca të portretizohen nga disa individë. Këto kanë të bëjnë me rregullin e ligjit e ndalimin e aktiviteteve jashtëligjore dhe krimit të organizuar. Falë punës së shkëlqyeshme të Policisë së Kosovës e Ministrisë së Punëve të Brendshme, konsumi i energjisë elektrike në komunat veriore të vendit ka rënë për herë të parë pas vitesh rritje, madje edhe dy-shifrore”, ka shkruar ajo në Facebook.