Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka lëshuar vizën e fundit të rregullt Shengen, në Kosovë.
Këtë qytetarit të Kosovës ia ka dorëzuar ambasadori i këtij shteti në Kosovë, Joern Rohde.
Ai përmes një postimi në X ka thënë se ky është një moment historik, duke u shprehur i emocionuar që Kosovës po i hiqet regjimi i vizave.
Nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të kenë të drejtë lëvizje të lirë në zonën Shengen.