Sipas Ligjit për Arsimin Parauniversitar 04/l-32 dhe sipas Udhëzimit Administrativ 16/2017 si dhe pas analizës së gjendjes mbi pjesëmarrjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në shkolla të rregullta dhe kërkesat e vazhdueshme të MASHT-it për gjithëpërfshirjen e nxënësve në shkollat e rregullta, është themeluar ekipi komunal për vlerësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Në komunën e Gjilanit ekipa për vlerësimin e fëmijëve është aktive që nga viti 2014 me punën, angazhimet dhe përgjëgjësit që i takojnë sipas udhëzimit administrative me qëllimin e lehtësimit të nxënësve, mundësi arsimimi të përshtatshëm bazuar në nevojat individuale të tyre. Ekipa vlerësuese përbëhet nga, zyrtarja për fëmijët me nevoja të veçanta, psikologu, pedagogu special, si dhe dy mësimdhënës mbështetës dhe zyratja për punë sociale.
Angazhimi dhe kontributi i ekipes së komunës së Gjilanit është vazhdimisht kontribues, mbështetës, informues, lehteuses për mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe komunitetin në përgjithësi. Ekipa vlereuese ka angazhimet dhe përgjëgjësit e tyre si; të përcaktojë institucionin arismor ku fëmija do të vijoj edukimin dhe arsimin, përcaktojë llojin e mësimdhënies, shërbimet e mbështetjes, paisje dhe instrumente të nevojshme ndihmëse, shërbime rehabilituese, Brenda vlerësimit ekipa prfoesionale angazhohet me punën dhe përgjegjësit, në ofrimin e shërbimeve, mbeshtetjen, këshillimin e prindërve në situatata të ndryshme, qasjen dhe informim, mbeshtetje psikologjike në raste të veqanta si dhe refermin e rasteve për marrjen e shërbime të ndryshme.
Ekpia vlersuese komunale do të vazhdojë me punën dhe përkushtimin duke rrit angazhimin dhe mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta. Po ashtu për nder të Ditës Botërore të Sindromit Doën dhe për nder të Ditës Botrore të autizmit ekipa do të organizojë ligjerata në shkollat fillore dhe të mesme me tema aktuale dhe relevante si roli dhe rëndësia e ekpies vleresuese, qasja dhe metodat e ndryshme në ofrimin e shërbimeve, mbeshtetjen, angazhimin në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Liridona Ukshini Kosumi- Zyrtare për fëmijët me nevoja të veqanta
Besnik Sherifi- Psikolog Klinik
Merita Kambero- Pedagog special
Shyqerije Isufi – Mësimdhënës mbështetës
Emine Latifi- Mësimdhënës mbështetës
Amire Hoxha- Zyrtare sociale