Cristiano Ronaldo ka reaguar për herë të parë pas lindjes së foshnjës së tyre dhe humbjes së një tjetre gjatë lindjes.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Ronaldo ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.
Ky është reagimi i Ronaldos:
Shtëpi e ëmbla shtëpi. Gio dhe vajza jonë më në fund janë bashkë me ne. Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e mira. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë.