“United më kanë tradhëtuar. Nuk kam respekt për Ten Hag pasi as vet trajneri nuk më respekton. Më kanë bërë dele të zezë.
Që nga largimi i Sir Alex Ferguson, asgjë nuk ka ndryshuar, as palestra, as pishinat, as kuzhina e madje as kuzhinierët. Kanë emëruar trajner një drejtor sportiv si Ralf Ragnick. Si mund të ndodh kjo gjë me Manchester United të marrin një njeri që nuk është fare trajner? Unë as që kisha dëgjuar për të.
Pendimi im më i madh? Që u largova nga Real Madridi. Atje më respektuan, më trajtuan si mbret. Po të kthehesha në kohë, do të luaja pa para për ta.
Nuk e di pse (Wayne Rooney) më kritikon kaq shumë. Ndoshta sepse ai doli në pension, ndërsa unë jam ende në nivelin më të lartë. Nuk do të them se po dukem më mirë se ai, pasi është e vërtetë…
E refuzova Manchester Cityn pasi Ferguson ma kërkoj një gjë të tillë. Kur më tha, ja ktheva shkurt “Ok Boss”
United nuk treguan empati pë vajzën time tre muajshe që po luftonte me jetën. Edhe dyshuan se po mashtroja kur mungoja në stërvitjet parasezonale.
Unë e dua Manchesterin, i dua tifozët dhe prandaj po flas para botës për situatën brenda klubit.