Royal Beverage LLC, kompania e njohur vendore në industrinë e pijeve, ka sjellë në tregun kosovar një përvojë të re të freskisë me produktet nën licencën amerikane RC Cola International.
Me standardet më të larta të prodhimit dhe cilësinë që garanton emri RC Cola, Royal Beverage LLC po i ofron konsumatorëve shqiptarë një gamë shijesh të veçanta – nga klasiket tradicionale e deri tek shijet tropikale dhe të verës.
Fotot e fundit të fushatës verore e paraqesin RC Cola si simbol të çasteve më të bukura buzë detit, duke lidhur shijen freskuese me atmosferën e pushimeve, relaksit dhe energjisë pozitive. Kjo fushatë është dëshmi se brendi nuk është thjesht një pije, por një mënyrë jetese që bashkon momente, miqësi dhe kujtime të paharrueshme.
“Royal Beverage LLC është e përkushtuar të sjellë në Kosovë jo vetëm produkte me cilësi ndërkombëtare, por edhe një përvojë unike konsumimi, duke i dhënë konsumatorëve ndjesinë se janë pjesë e një brendi global. Licenca nga RC Cola International është garanci për autenticitet dhe standarde të larta prodhimi” – deklarojnë nga kompania.
Konsumatorët tashmë mund të gjejnë RC Cola në të gjitha format praktike dhe shije të ndryshme, të përshtatura për çdo rast, nga freskimi i përditshëm deri te pushimet verore.
Royal Beverage LLC, me bazë në Gjilan, synon të forcojë pozitën e saj në tregun vendor dhe rajonal, duke e bërë Kosovën një pikë referimi për prodhimin e pijeve me cilësi të lartë dhe standard ndërkombëtar.