Kompania Royal Beverage LLC pati kënaqësinë dhe nderin të mirëpresë sot, në ambientet e saj, një delegacion nga KFOR-i Turk, të përfaqësuar nga Komandanti i LMT për Gjilan, Major Erhan Türkoğlu, dhe zëvendësi i tij, Haluk Öztürk.
Përfaqësuesit e KFOR-it u pritën nga menaxherë të lartë të kompanisë, me të cilët ndanë diskutime të frytshme rreth zhvillimeve dhe progresit të deritanishëm të Royal Beverage.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të ndryshme, me qëllim forcimin e marrëdhënieve dhe mbështetjes së ndërsjellë ndërmjet sektorit të biznesit dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.
Major Türkoğlu dhe z. Öztürk vlerësuan punën profesionale të Royal Beverage dhe u shprehën të kënaqur me vizionin dhe rezultatet e arritura nga kompania.
Në përmbyllje të takimit, të dyja palët riafirmuan gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme në të ardhmen.