Këngëtarja Rozana Radi është shpallur fituesja e edicionit të 18-të të festivalit “Kënga Magjike”, me këngën e saj “Ma thuaj ti”.
Një mbrëmje e mbushur me emocion dhe performanca të shkëlqyera është kurorëzuar nata finale e festivalit, e mbajtur sonte (e shtunë) në Pallatin e Kongreseve.
Mes 20 këngëve finaliste, fituese e vendit të parë u shpall kënga “Ma thuaj ti”, realizuar me muzikë nga Elgit Doda dhe interpretuar nga Rozana Radi, e cila arriti të sigurojë më së shumti vota nga votimet e artistëve.
LEXO: Bilanci i shpërthimeve në Stamboll, 29 të vdekur e 166 të plagosur
Në vendin e dytë u rendit Anxhela Peristeri, gjersa vendi i tretë shkoi për artisten Arilena Ara.
Kënga “Ma thuaj ti” është një baladat më të fuqishme, e cila trajton temën e femrës, dhe është pëlqyer shumë nga publiku, që në interpretimin e parë të fazës së konkurrimit në “E diela Shqiptare”.
Njëkohësisht kënga fituese ka qenë ndër më të votuarat në Internet, çka dëshmon që shija e publikut është pajtuar me atë të votimit të artistëve.