Një mjek në Gjilan përfundoi keq dje nga një person që kishte dërguar bashkëshorten e tij në repartin e Radiologjisë.
Pasi që kishte dërguar gruan e tij për kontroll, i dyshuari kishte nisur ta fyejë personelin mjekësor.
Gjithnjë sipas prokurorisë, pas fyerjeve ai ka filluar ta godasë njërin nga mjekët, deri sa ka intervenuar personeli i Spitalit.
I njëjti është ndaluar për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.