Një përleshje fizike ka ndodhur pas mesnate në një lokal-kafe në fshatin Vërbovac të Kllokotit, ku janë përfshirë pesë persona dhe dy viktima, zyrtarë policorë jashtë detyrës zyrtare.
Sipas raportit të policisë, viktimat kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa tre të dyshuar janë arrestuar në vendin e ngjarjes nën ndikim të alkoolit.
Dy të tjerë janë larguar para mbërritjes së policisë.
Për rastin është njoftuar Inspektorati i Policisë dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar lirimin e të arrestuarve pas intervistimit.
“Pas një mosmarrëveshjeje në një lokal- kafe ka ndodhur një rrahja masive, ku janë përfshi pesë të dyshuar m/k dhe dy viktima m/k zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në vendin të ngjarjes janë arrestuar tre të dyshuarit të cilët ishin nën ndikim të alkoolit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është informuar Inspektorati i policisë dhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që pas intervistimi tre të dyshuarit të lirohen. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.