Dje, gjatë ditës, dy zyrtarë të degës së PDK-së në Gjilan asambleisti i Kuvendit Komunal në Gjilan z. Hevzi Xhelili dhe anëtari i kryesisë Riad Rashiti, janë përleshur fizikisht përballë selisë së PDK-së në Gjilan. Mësohet se Hevzi Xhelili e ka goditur me grusht Riad Rashiti transmeton Bota Sot.
Burime të “Bota sot” tregojnë që si rezultat i konfliktit fizik ka ardhur nga mosmarrëveshjet brenda PDK-së në Gjilan, si rezultat i formësimit të dy grupacioneve të kandidatëve për kryetar të PDK-së, dega në Gjilan.
Po ashtu, mësohet se në degën e PDK-së në Gjilan, ka përçarje të mëdha për shkak të zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie.
Pritet zhvillime të mëdha dhe acarime të fuqishme në mes dy grupacioneve të Qemajl Mustafës dhe në anën tjetër në mes grupacioneve të Flurim Arifit./Bota Sot/