Tre persona janë arrestuar në Gjilan pasi kanë rrahur një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Personi i sulmuar ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje. I dyshuari i tretë është liruar me procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur më 29 maj, në ora 22.40, njofton sot Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt 24 orësh.