Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media pas takimit me kryesinë e tij.
“Duke e parë se po mungon vullneti i qeverisë për takime, ju kemi thirrë ta vërtetoni zërin e punëtorëve të arsimit.” – është shprehur z. Jasharaj
“Mendoj se duhet ta respektojmë zërin e punëtorëve të arsimit dhe të fillojmë me veprime sindikale” – vazhdoi ai.
Ai ka deklaruar se nuk po shkojnë me greva të plota me kërkesën e prindërve.
Jasharaj paralajmëroi se do të ketë protestë të kufizuar prej 4 dhjetorit.
“4 dhjetori do të jetë alarmi i fundit për Qeverinë, e më pas do t’i kemi dy opsione: opsioni i parë pas 4 dhjetorit do të jetë që t’i ngjeshim radhës dhe ta përgatisim një protestë më masive; opsioni i dytë do të jetë greva dhe veprime tjera radikale e sindikale që do të jenë të pashmangshme në muajin janar.” – vazhdoi ai.