Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u ka paralajmëruar që arsimi do të hyjë në grevë të përgjithshme nga data 24 ose 25 gusht, deri në arritjen e një marrëveshjeje me Qeverinë e Kosovës.
Sipas tij, dyert janë të hapura për arritjen e ujdisë.
“Dyert i kemi të hapura për arritjen e një marrëveshjeje. Të fillohet me 100 euro mbështetje, pasi ka rritje të tmerrshme të çmimeve”, u shpreh mes tjerash Jasharaj sot gjatë konferencës së mbajtur për media.