Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, është optimist që viti i ri shkollor në vend, do të fillojë përfundimisht me 14 shtator.
Në një bisedë për Gazeta Blic, Jashari thotë se janë në kontakt me pothuajse të gjithë kryetarët e komunave dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj dhe të gjithë janë zotuar që mësimi të nisë me 14 shtator.
Jemi në kontakt të vazhdueshëm me pothuajse të gjithë kryetarët e Komunave dhe me ministrin, Ramë Likaj.
Të gjithë janë zotuar se janë duke u shtuar intensiteti i punëve dhe viti i ri shkollor të nisë me 14 shtator. Ne u kemi thënë që gjatë kësaj kohe të rriten kapacitetet nëpër shkolla, në mënyrë që të gjitha të jenë të gatshme për të nisur mësimi i ri shkollor”, ka thënë Jashari për Gazeta Blic.
Institucionet shkollore në Kosovë janë mbyllur nga data 12 mars, pas masave që ndërmori Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Pas 10 ditëve të mbylljes së shkollave mësimi kishte nisur nga distanca.Mësimi në distancë për klasat 1 deri në 9 u realizua nëpërmjet transmetimit të mësimeve të regjistruara në televizionin publik si dhe përmes kanalit të MASHT-it (Ministria e Arsimit) në YouTube.
Ndërsa, në nivel të shkollave të mesme të larta mësimi në distancë u zhvillua në mënyrë të decentralizuar ku mësimdhënësit janë bartësit kryesor të mësimit në distancë