Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, i është bashkuar “Listës për Familjen” dhe do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit. Por, si përfundoi Mavraj në politikë?
Deputeti Eman Rrahmani, në një intervistë për emisionin“Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, ka folur për arsyen që Mavraj iu bashkua kësaj liste, të cilës i prin vetë Rrahmani. Ai ka thënë se Mavraj po kthehet në Kosovë për të mos u asimiluar dhe për ruajtjen e vlerave shqiptare.
“Mërgimi edhe shumë tjerë po vendosin me u khy në Kosovë, e kanë vetëm një arsye: vetëm çështja e ruajtjes së familjes Nëse e sheh ti sot edhe Mërgimin, edhe shumicën e njerëzve që kthehen prej vendeve, është mos asimilimi dhe ruajtja e vlerave shqiptare…Nuk kthehen as për çështje ekonomike, as për çështje shëndetësore”, ka deklaruar Rrahmani.
Rrahmani e ka quajtur Mavrajn si djalë të jashtëzakonshëm.
“Mërgimi është një djalë i jashtëzakonshëm. Në diskutimet që i kam pas me të, në njohuritë që i ka për sportin edhe kontributin për të cilin mundet me jep, është e jashtëzakonshme. Në këtë nuk dyshoj, për shkak se angazhimi i tij, përvoja e tij është e jashtëzakonshme”, ka thënë Rrahmani.
Intervista e plotë me Eman Rrahmanin publikohet nesër (të premten), prej orës 20:00, në kuadër të emisionit më të ri “Spotlight” – prodhim i gazetës online Reporteri.net. Autor i këtij emisioni është gazetari Kosovë Gjoci.